Koshi i Librit të Rekordeve
Corey ‘Thunder’ Law, anëtar i ekipit basketbollistik Harlem Globetrotters, realizoi koshin nga distanca më e largët në histori. Law, në US Airways Center në Phoenix, arriti të shënojë nga 33 metra e 45 centimetrash largësi, dhe për ta thyer rekordin u desh të zhvendosej jashtë parketit. Shënimi i pazakontë i solli atij hyrjen në Librin…

Sport
Corey ‘Thunder’ Law, anëtar i ekipit basketbollistik Harlem Globetrotters, realizoi koshin nga distanca më e largët në histori.
Law, në US Airways Center në Phoenix, arriti të shënojë nga 33 metra e 45 centimetrash largësi, dhe për ta thyer rekordin u desh të zhvendosej jashtë parketit.
Shënimi i pazakontë i solli atij hyrjen në Librin e Rekordeve të Guinnessit, kurse rekordi i kaluar i vendosur në vitin 2011, qëndronte në dy metra më pak.
“Nuk e kam ditur çka të mendoj sepse kurrë më parë nuk kam bërë një tentim të tillë nga distanca. Mu duk pothuajse e pamundur”, deklaroi Law, derisa pranoi çmimin nga një përfaqësuese e Librit të Rekordeve të Guinnessit.