‘Korrigjohet padrejtësia’, Kuvendi ua kthen mjetet e pezulluara komunave: Flasin nga AKK

Kuvendi i Kosovës me 81 vota për, asnjë kundër, dhe asnjë abstenim ka miratuar Ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për këtë vit, dhe për këtë kanë reaguar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Sazan Ibrahimi në një prononcim për lajmi.net tha se tendenca e ministrit të Financave për të ua mohuar këto…

Lajme

08/06/2023 19:38

Kuvendi i Kosovës me 81 vota për, asnjë kundër, dhe asnjë abstenim ka miratuar Ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për këtë vit, dhe për këtë kanë reaguar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Sazan Ibrahimi në një prononcim për lajmi.net tha se tendenca e ministrit të Financave për të ua mohuar këto mjete komunave, me soten nuk është e mundur më.

‘’Tendenca e minsitrit Murati për të ia marrë mjetet financiare komunave dështoi’’, tha ai.

Madje Ibrahimi thotë se kjo çështje nuk do të duhet të vihej në diskutim.

‘’Nuk është dashtë me diksutu këtë temë fare sepse ato mjete kanë qenë të komunave’’, u shpreh kreu i AKK.

Ai thekson se me këtë vendim të Kuvendit është ‘korigjuar një padrejtësi’, dhe se këtyre mjeteve do të ua shohin hajrin qytetarët në të ardhmen, pasi që me këto mjete komunat mund të realizojnë projekte.

‘’Mirëpo pas insistimit të komunave, ndodhi që ajo padrejtësi të korrigjohet, dhe tash këto mjete financiare do të barten te komunat, ku qytetarët e këtyre komunave do të mund të i shohin frutet e realizimit të projekteve’’, theksoi Ibrahimi.

Vlenë të përmendet se sot me 2/3 Kuvendi i Kosovës votoi Ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për këtë vit.

Me këtë vendim të legjislativit kosovar, mjetet e pezulluara të komunave të viteve paraprake, u janë kthyer atyre.

Ishin mbi 37 milionë euro të hyra vetanake që Qeveria u a kishte pezulluar komunave.

Komunat më të prekura nga kjo ‘’padrejtësi’’ deri më sot ishin: Prishtina, Peja, Suhareka, Dragashi, dhe Kaça/Lajmi.net