Koronavirusi në Francë, shpërtheu nga festa e tifozëve

Në 11 mars Paris Saint Germaini siguroi kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së kampioneve pasi fitoi 2-0 ndaj Borussia Dortmund teksa përmbysi humbjen 2-1 të sfidës së parë.

Lajme

02/04/2020 13:28

Sfida u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të masave të marra kundër përhapjes së Covid 19.

Por 4000 tifozë pariziene nuk deshën të humbisnin këtë mbrëmje historike dhe u mblodhën jashtë stadiumit Parku i Princave për të mbështetur skuadrën e tyre e për të festuar më pas dhe sipas Le parisien ky grumbullim mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

E përditshmja prestigjioze kontaktoi me disa prej tifozëve të pranishëm atë mbrëmje të cilët thanë se nuk e ndjenin rrezikun e përhapjes së coronavirusit. Ata shtuan se kishin edhe lejen e policisë për t’u mbledhur edhe pse qeveria në 5 mars kishte vendosur ndalimin e eventeve me mbi 1000 persona të grumbulluar.

Franca ka të konfirmuar mbi 40 mijë raste me coronavirus dhe një prej drejtuesve të grupimit Collectif Ultras në paris, Romain Mabille pranoi për Le parisen’ se disa prej anëtarëve të pranishëm në këto festime rezultuan pozitivë më Covid-19, por ai shtoi se ata nuk e dinë nëse e kishin marrë atë në mbrëmjen e 11 marsit, para apo pas asaj dite.

Me situatën aktuale, tani shumica e tifozëve kanë pranuar se po e ndjekin situatën me një lloj frike, por kjo nuk ua zbeh entuziazmin për kualifikimin e PSG në 11 mars në një mbrëmje historike teksa mbështetën idhujt e tyre nga jashtë impiantit.