Koronavirusi merr mbi 165 mijë jetë në SHBA

Së paku pesë milionë e 171 mijë e 343 veta janë infektuar nga koronavirusi në SHBA.

Bota

12/08/2020 23:11

COVID-19 ka marrë jetën e 165 mijë e 328 jetë, sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Vetëm këtë të mërkurë janë regjistruar 30 mijë e 135 raste të reja të të prekurve me koronavirus dhe 791 të vdekur.