Koronavirusi, mbrojtja imunitare e lakuriqëve bën që viruset e tyre të jetë vrasëse

Gjitarët e vegjël fluturues njihen se mbajnë në trupin e tyre sëmundje vrasëse për njerëzit si tërbimi, Ebola, Nipah, SARS e të tjera, por vetë ata nuk sëmuren prej tyre.

Bota

15/02/2020 22:02

Studime të mëparshme tregojnë se sistemi i tyre imunitar është i përshtatur për t’i toleruar ato falë aftësive për të ndaluar inflamacionet. Por një studim i ri tregon se për të luftuar sistemin imunitar të lakuriqëve të natës viruset duhet të kalojnë shpejt nga një qelizë te tjetra dhe kjo do të thotë se kur ato kapin një gjallesë me sistem imunitar jo dhe aq të fortë mudn të shkaktojnë dëme serioze.

“Studimi është një pjesë e labirintit që duhet të kuptojmë se përse viruset e lakuriqëve po kalojnë te njeriu dhe specie të tjera. Kemi shumë për të mësuar nga sistemi i tyre imunitar për të mbrojtur shëndetin tonë”, thotë Kevin Olival, ekolog sëmundjesh i grupit EcoHealth Alliance në New York City.

Shkencëtarët kanë përcaktuar lakuriqët e natës si burim të disa epidemive virale te njerëzit. Lakuriqët insekte-ngrënës ishin burimi i epidemisë së 2014 të Ebolas në Afrikën perëndimore.

Lakuriqët e frutave egjiptiane (Rousettus aegyptiacus) mbajnë virusin Marburg, një sëmundje hemorragjie e lidhur me Ebola ndërsa të tjera specie lakuriqësh mbajnë koronaviruse si SARS e ndoshta dhe ai i fundit që po shkakton epideminë e rëndë në Kinë.

Në analizat e lakuriqëve me viruset Ebola e Marburg, shkencëtarët panë sesi nën presionin e sistemit të fortë imunitar të lakuriqit viruset infektonin me shpejtësi qeliza të ndryshme, në varësi të reagimeve të tyre.

Studiuesit thanë se megjithatë për ndalimin e virusit nuk do të ishte zgjidhje eliminimi i të gjithë lakuriqëve, pasi kafshët e lidhura me njëra-tjetrën kanë gjasa të vazhdojnë kalimin e viruseve, ndërsa njeriu me lakuriqin e natës nuk kanë lidhje prandaj viruset nuk kanë gjasa të kalojnë te popullata njerëzore./TCH