Koronavirusi: Kontrolle edhe në portin e Vlorës, 217 pasagjerë të ardhur nga Italia

Kontrolle të shtuara ka pasur edhe në portin e Vlorës në kuadër të masave ndaj koronavisusit dhe situatës në Itali.

Lajme

25/02/2020 09:13

Asnjë rast i dyshuar deri më tani ndërsa të gjithë pasagjerët janë kontrolluar sipas procedurave përkatëse.

Pyetur për kontrollet në portin e Vlorës por edhe situatën në Itali pranohet se ka pasur kontrolle që nga matja e temperaturës apo plotësimi i një formulari, ndërsa tregojnë edhe për situatën në Itali.

Mes të mbërriturve me tragetin nga Brindisi kanë qenë dhe shume italianë, të cilët e cilësojnë situatën shqetësuese në shtetin fqinj, kryesisht në veri ndërsa qytetarët në Itali janë duke zbrazur super marketet ndoshta edhe nga frika e krijuar, ndërsa në jugun e Italisë situata është shumë herë më e qetë, shkruan Top Channel.

217 pasagjerë kanë mbërritur këtë mëngjes nga Italia në portin e Vlorës.