Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Koronavirusi i bën bashkë edhe dy lojtarët më të urryer mes vete

22:29 | 25 Mars 2020

Sëmundjet shpesh kanë qenë shkaktare të shohim bashkë njerëz, që as se nuk do e kishim paramenduar se do t’i shihnim.

I njëjti është rasti edhe mes dy yjeve të NBA, Joel Embiid dhe Karl Towns.

Dyshja njihet për urrejtjen e madhe që e kanë mes vete, por pandemia e koronavirus duket se ka ndryshuar gjithçka për një çast, transmeton lajmi.net.

Towns njoftoi përmes një video se nëna e tij është në gjendje kome për shkak të COVID-19.

Dhe vetëm para pak momentesh ka ardhur edhe reagimi i yllit të 76ers.

”Jemi me ty vëlla! Ne do të vazhdojmë të lutemi”, shkroi Embiid në Twitter, duke aluduar te Towns, i cili gjendet në një situatë të vështirë familjare. /Lajmi.net/