Koronavirus vazhdon të përhapet në botë, konfirmohen rastet e para në Hollandë dhe Bjellorusi

8:26 | 28 Shkurt 2020

Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë vendet e botës. Së fundmi janë shënuar rastet e para në Hollandë dhe në Bjellorusi.

Sipas mediave të huaja në Hollandjë është konfirmuar si pozitiv ndaj Covid-19 një person nga Tilburgu jugor.
Autoritetet bënë me dije se pacienti ka qenë së fundmi në Italinë veriore.

Edhe Bjellorusia ka konfirmuar rastin e parë. Ministria e Kujdesit Shëndetësor tha që pacienti ishte një student nga Irani.