Koreografia spektakolare e ‘Dardanëve’ si shenjë mikpritje për Anglinë

Një gjë është e sigurt, anglezët nuk do ta harrojnë kurrë pritjen që iu është bërë në Kosovë.

Sport

17/11/2019 18:03

Kjo ka vazhduar edhe pak para fillimit të ndeshjes ndaj Anglisë, gjatë intonimit të himnit të kësaj kombëtare.

Të gjithë të pranishmit në tribunat e ‘Fadil Vokrrit’ ngritën flamurin anglezë, që ishte një koreografi e përgatitur nga ‘Dardanët’.

Këta të fundit gjithashtu nuk harruan mesazhin që na ka shoqëruar këto ditë në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

”Welcome & Respect”, shkruhej në banerin e ‘Dardanëve’. /Lajmi.net/