Korenica: Vajza me shami do të kthehet në shkollë nga e hëna, vazhdojmë drejtë fitoreve të tjera për familjen

Deputeti nga radhët e VV-së, Visar Korenica ka njoftuar se nga e hëna do të kthehet në shkollë 18 vjeçarja me shami në Pejë. Ai përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur këtë fitore të të drejtave të njeriut, shkruan lajmi.net. “Vajza nga qyteti i Pejës nga dita e hënë do ti kthehet procesit…

Lajme

27/09/2024 17:50

Deputeti nga radhët e VV-së, Visar Korenica ka njoftuar se nga e hëna do të kthehet në shkollë 18 vjeçarja me shami në Pejë.

Ai përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur këtë fitore të të drejtave të njeriut, shkruan lajmi.net.

“Vajza nga qyteti i Pejës nga dita e hënë do ti kthehet procesit të mësimit, fitore e madhe e të drejtave të njeriut dhe të drejtës për mësimnxënie. Vazhdojmë drejtë fitoreve të tjera Për Familjen”, ka shkruar Korenica në Facebook. 
Ai dje ka shkruar se nuk do të jetë pjesë e asnjë votimi në Kuvendin e Kosovës para se ajo të kthehet në shkollë. /Lajmi.net/