Korenica: Një ligj që ndalon degradimin e diplomacisë(VIDEO)

Shoqëria civile e vlerëson hap pozitiv miratimin e projektligjit për shërbimin e jashtëm nga Qeveria e Kosovës.

Lajme

13/09/2015 17:22

Ky projektligj sipas Fisnik Korenicës nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të ndalojë marrjen e gradave pa meritë, degradimin e shërbimit të jashtëm, emërimet politike dhe skandalet nëpër misionet diplomatike.

Korenica thotë 70 për qind e sygjerimeve dhe komenteve të shoqërisë civile janë përfshirë në projektligj.

Thotë se janë katër arsye pse projektligji për shërbimin e jashtëm përbën një avancim për diplomacinë e Kosovës./RTV21

YouTube player