Korenica: Kemi një qëllim, Kupën dhe titullin
Prishtina sot realizoi fitore të lartë 8:1 ndaj Ferizajt, dhe një nga meritorët ishte Meriton Korenica, i cili realizoi tre gola.

Sport
Korenica me het-trikun e tij bëhet vetëm futbollisti i 10-të që ka arritur pas luftës tregolësh dhe atë pas dy vitesh prej kur sulmuesi Khalid kishte shënuar në Gjilan kundër Dritës më 2017.
Korenica tani gjithsejtë me fanellën e Prishtinës ka realizuar 23 gola, vetëm 1 më pak se Januzi dhe 5 më pak se Mankenda.
“Fitore shumë e rëndësishme si dhe ecuria jonë. Shpresojë kështu të vazhdojmë me lojëra të mira dhe çdo ndeshje t’i qasemi maksimalisht. Kemi një qëllim përpara, kupë e titull dhe duke parë që ekipi po shkon shumë mirë besoj shumë se në fund të gjithë së bashku, duke i ndihmuar njëri tjetrit, do t’ia dalim”.
”Ky rezultat i thellë tregon më së miri punën që jemi duke e bërë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me gjithçka”, tha lojtari rahovecian. /Lajmi.net/