Koreja Veriore zgjeron operacionet e uraniumit

Eksperti për moszgjerim atomik, Jeffrey Lewis, thotë se pamjet aktuale satelitore tregojnë se Koreja Veriore po i zgjeron operacionet e uraniumit, që mund të jetë përpjekje për rritjen e numrit të materialeve të nevojshme për armatim.

Bota

13/08/2015 11:52

Lews tha se “kjo sugjeron se Koreja Veriore synon të depozitoj dhe ta bluaj një sasi të rëndësishme të uraniumit, që mund të shërbej si karburant për zgjerimin e rezervave të armatimit të vet atomik”.

Ai, mëtutje, ka theksuar se oksidi i uraniumit i papërpunuar, po ashtu, mund të përdoret për prodhimin e karburantit për një reaktor eksperimental të ujit të lehtë, që është në ndërtim e sipër në kompleksin atomik Yongbyon në Korenë Veriore./rel