Koreja Veriore bombardon Jugun me letra tualeti të përdorura (Foto)
Koreja Veriore e ka tepruar kësaj radhe me luftën propaganduese ndaj fqinjëve Jugorë.

Bota
Kësaj radhe ata kanë lëshuar balona të mbushura me letër tualeti të përdorur dhe mbetje të cigareve, transmeton lajmi.net
Autoritetet e Koresë së Jugut janë shqetësuar shumë nga balonat pasi kanë menduar se po sulmohen me ndonjë armë biokimike, raporton e përditshmja JoonAng, shkruan The Telegraph.
Balonat kanë qenë të pajisur me një kohë matës për të shpërthyer në hapësirën ajrore të Koresë Jugore. Në balona po ashtu është shkruar edhe kërkesa që Jugu t’i ndalojë transmetimet anti-Veriore.
Kjo propagandë e Koresë Veriore ndodh pas testimeve bërthamore që i bëri në janar. /lajmi.net