Korçë, u jepet lamtumira e fundit fëmijëve të vrarë nga babai i tyre
Mes dhimbjes së madhe të familjarëve u është dhënë lamtumira e fundit, Naum Toshit dhe dy fëmijëve e tij, të cilët u vranë nga vetë 41-vjeçari.
Lajme
Mësohet se nënë e dy fëmijëve, Marsela Toshi është ndaluar që të marrë pjesë në varrimin e fëmijëve të saj, pasi nuk është lejuar nga familjarët.
24-vjeçarja u ndalua në Greqi ditën e sotme, dhe është marrë në pyetje nga polica, ku ka deklaruar se burri i saj, i thoshte që t’i siguronte të ardhura.
Po ditën e sotme, policia e Korçës ka njoftuar se ka proceduar penalisht, nënën e dy fëmijëve, pasi e akuzon atë për braktisje të tyre.
Ngjarja e ditës së djeshme ka tronditur mbarë qytetin e Korçës, të cilët nuk ishin mësuar me krimi të tilla.
41-vjeçari, Naum Toshi pasi mbyti dy fëmijët e tij, i dha fund edhe vetes.