Korab Shaqiri shpalos detaje rreth projektit të ri
Sezoni i verës është i rezervuar gjithmonë për këngë të reja dhe këngëtarët gjatë kësaj sezone bëhen më aktiv duke sjell këngë të shumta ritmike.
ShowBiz
Për muajt e nxehtë veçse ka filluar të përgatitet edhe këngëtari i njohur Korab Shaqiri, i cili në një intervistë për KosovaPress, ka shpalosur detaje për videoklipin e ri që është duke u punuar.
Kënga do të jetë për absolventët dhe videoklipi do të jetë i po të njëjtës tematikë, tha ai. Mosprania e këngëtarit në videoklip dhe balloja me maska do të jenë veçantia e këtij projekti.
Përveç këngës së re, këngëtari ka filluar punën edhe si profesor në një universitet privat ku ligjëron artin muzikor.
Për KosovaPress, Korabi ka thënë se viti i parë kur ka dalë në skenë ka qenë i begatshëm.
“Viti i parë kur kam dalë ka qenë me të vërtet vit i begatshëm, ka qenë një provojë edhe një ndryshim në jetën time. Unë pak a shumë e kam ditur se si është kjo jetë, por e kam pas idenë deri në famë, por jo deri në paraqitje në skenë”, tha Korabi.
Korabi, ndër të tjera ka thënë se punën që e bënë, e bënë me përgjegjësinë më të madhe.
“Unë çdo herë punën kur e bëjë, e bëjë me përgjegjësinë më të madhe dhe kam dëshirë që nesër të mos frikësohem nga ajo që kam bërë dje. Kënga që më përfaqëson… kisha me thanë ajo që ma nisi karrierën, është kënga ime e parë”, tregoi Korabi.
I pyetur nga KosovaPress nëse viti 2016 do ta gjej si baba, Korabi pa dhënë detaje, tha se ka dëshirë të madhe që të bëhet baba.
“Besoj dhe shpresojë që së shpejti, dhe kam dëshirën e madhe”, rrëfeu Korabi.
Kënga për maturantët është ajo që shumë shpejt do ta kenë në dorë adhuruesit e muzikës së Korabit.
“Është kënga ime e re, është klipi im i ri, është me mbështetjen e madhe të Universitetit Fama dhe me studentët – dhe është kënga për përfundimin e një pjese shkollore, si për ata të shkollës fillore, të mesme apo të fakultetit. Kështu që është një këngë e cila tregon për përfundimin e një pjese të studimeve”, rrëfeu Korabi.
Ky videoklip është i pari ku Korabi nuk do të dalë në të dhe fytyrat e këtij videoklipi janë të reja dhe të papara më parë.
“Skenari i videoklipit është dita e fundit e mësimit dhe studentët bëhen gati që të marrin valixhet e tyre, të marrin librat, të marrin pjesë nga ai përfundim i studimeve dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre ose të shkojnë në pushime… Urohet dita e fundit dhe urohet mbrëmja e absolventiadës e cila do të jetë sonte faktikisht, ku pjesa e fundit do të jetë edhe vallëzimi në ballo. Pjesëtarët e klipit do të jenë me maska, që është diçka interesante dhe artistike. Në të njëjtën kohë do të dalë interesant sepse janë fytyra të reja dhe është klipi im i parë që unë nuk do të dalë në të” tha Korabi.
Duke përfshirë të gjitha fushat, jo vetëm atë të artit, Korabi ka thënë se tek rinia kosovare sheh shumë perspektivë.