Korab Jetishi dhe Dani e ‘ndezin’ atmosferën në ditëlindjen e Labit

Moderatori Labinot Gashi mbrëmë festoi ditëlindjen.

ShowBiz

16/10/2018 14:13

Labinot Gashi përveç ditëlindjen, mbrëmë festoi edhe një vjetorin e martesës me Qëndresën, shkruan lajmi.net.

Miq dhe kolegë të tij ishin mbledhur në një vend për të festuar, ndërsa shumë prej tyre kënduan për argëtimin e të pranishmëve.

Përveç Burakut dhe Grupit Fama, kënduan edhe Korab Jetishi dhe Ramadan Krasniqi-Dani, të cilët e ndezën atmosferën.

Para se të këndonin bashkë, Korabi kishte disa fjalë për Danin, të cilin e vlerësoi lartë si artist.

“Ndihem vërtetë i privilegjuar që jam pranë këngëtarit shumë të madh në të gjitha trojet shqiptare. Inshallah ta jep Zoti zanin sa të kesh ymër.”, shkruan ai. /Lajmi.net/