Konvertohu në Islam ose vdis: Kështu i trajtonte lideri i ISIS-it skllavet (Video)

Një vajzë e komunitetit Yazidi ka treguar tmerrin që ka përjetuar nga ISIS, kur këta të fundit e morën atë dhe e ndanë nga familja, duke e bërë skllave dhe duke e trajtuar si një pronë e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Bota

09/09/2015 15:10

Zeinat, është vajza që është marr peng nga ISIS e që ishte zgjedhur me kujdes për t’i shërbyer bosit terrorist Abu Bakr al-Baghdadi, familjes dhe miqve të tij.

Duke folur ekskluzivisht për CNN, Zeniat 16 vjeçare (emri i së cilës nuk është i vërtet), ka treguar se si al-Baghdadi e ka rrahur dhe keqtrajtuar atë.

Ajo po ashtu pranoi se ai e dhunoi një pengmarrëse nga Amerika, Kayla Mueller,  e cila ishte marr peng që nga viti 2013.

“Ai gjithmonë na thoshte neve, harrojini baballarët e juaj dhe vëllezërit. Ne ua kemi vrarë ata. E motrat dhe nënat tuaja ua kemi martuar. Harrojini”, citohet tu kishte thënë ai, transmeton lajmi.net.

Zeinat së bashku me tetë vajza të tjera ishin marr peng në shtëpitë e tyre në Raqqa, Siri, tashmë territor i uzurpuar nga ISIS.

Ajo rrëfeu se si lideri Al-Baghdadi, ua tregonte vajzave videot ku ekzekutonte pengmarrësit në mënyrën më brutale, duke iu thënë atyre “Ose konvertohuni në Islam ose do të vdisni në këtë mënyrë”.

Militantët e ISIS kanë kidnapuar, dhunuar, torturuar e masakruar më mijëra Yazidi. Kombet e Bashkuara e kanë akuzuar ISIS-in për kryerjen e gjenocidit kundër tyre./lajmi.net

 

YouTube player