Kontrolloni divorcin përpara se ai të ju kontrollojë juve!

18:04 | 26 Prill 2014

Një çift në prag të martesës

Divorci zakonisht u jep ndjesinë që gjithçka po merr fund rreth jetës suaj bashkëshortore. Është një fenomen i cili po shkon në rritje për nga numri dita ditës

Nëse jeni edhe prindër në martesën tuaj atëherë situata mund të duket edhe më e komplikuar, sepse shpeshherë disa gjëra duhet toleruar dhe tejkaluar, për shkak që fëmijëve tu jepet mundësia të rriten të shëndetshëm emocionalisht.

Ka disa mënyra të cilat do ju ndihmojnë ta kontrolloni divorcin përpara se martesa dhe jeta bashkëshortore të marrë fund për juve si çift.

Qëndroni të vetëdijshëm për gjendjen tuaj emocionale dhe fizike

Duke pasur veten nën kontroll, ju ndihmoni shumë në tejkalimin e problemeve që ju paraqiten në jetën e përditshme, duke përfshirë këtu edhe problemet e divorcit.

Keni kujdes me fjalët kur bashkëbisedoni me njëri-tjetrin, mos ofendoni dhe tentoni ta kuptoni problematikën e tjetrit pa e gjykuar.

Emocionet shpeshherë mund të jenë të forta dhe të mbizotërojnë mbi ju, andaj mos lejoni që ato t’ju mposhtin sepse mund të keni pasoja më pas, gjë që do ju bëjë të pendoheni.

Negocioni në mënyrë racionale

Tentoni të jepni njëri-tjetrit atë që ju meritoni dhe atë se çfarë ju nevojitet më së shumti.

Kjo do ju lë të kuptoni se secili nga ju si çift ka të drejtat e barabarta dhe do marrë vendime njësoj për çdo gjë si partneri tjetër.

Mos qëndroni kokëfortë në lidhje me një vendim që do merrni, pranoni edhe opinionin e tjetrit. Kjo mund t’ju bëjë të shihni disa gjëra tjera që ndoshta nuk i keni parë në lidhje me një këndvështrim tjetër.

Largoni “toksinat” nga mendja juaj

Kur lëndohemi emocionalisht reagimi ynë i parë është që të jemi të hidhëruar. Kjo ndjenjë është shumë normal kur jemi në prag të divorcit në të shumtën e rasteve.

Mos mendoni se gjërat do ju shkojnë keq dhe se do përfundoni me ndarje, por shpenzoni energjinë tuaj për gjërat që ju kanë bërë të ndiheni mirë përpara se të vinit në gjendjen të cilën jeni tani, ndoshta daljet më të shpeshta me njëri-tjetrin, filmat gjatë orëve të vona, darkat romantike.

Tentoni t\’i përsëritni dhe organizoni përsëri. Mund të funksionojnë.

Ndani “paratë” nga emocionet

Gjendja materiale në disa raste është edhe shkaktari pse shumica e çifteve përfundojnë me divorc.

Mos lejoni që çështja ekonomikë të shkaktojë trazira në jetën tuaj. Ndoshta mënyra e jetesës që keni bërë deri më tani është e gabuar.

Tentoni të kurseni ndoshta pak më shumë në mënyrë që të keni më shumë kontroll mbi financat tuaja.

Bashkëpunoni me njëri-tjetrin mbi të hyrat dhe shpenzimet që keni si familje, mos e lërni peshën e financave vetëm në një anëtar të familjes.

Ky sistemim i gjërave mund vetëm të stabilizojë gjendjen ekonomikë dhe të qetësojë gjendjen emocionale.