Kontrolli serb i fluturimeve kërkon të kthehet në Kosovë

Kontrolli i fluturimeve në Serbi e Mal të Zi, do të ndërmerr të gjitha hapat ligjor për të kthyer në kontroll të plotë hapësirën ajrore të Kosovës, ka thënë drejtori i këtij kontrolli Radojica Rovçanin.

Lajme

02/12/2015 12:28

Siç raportojnë mediat serbe, Rovçanin ka thënë ai, kontrolli i fluturimeve të Serbisë e Malit të Zi (SMATSA) përmbush të gjitha kriteret teknike dhe organizative për të kontrolluar qiellin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se kontrolli i këtyre fluturimeve mund të jetë punë që kjo zyre e kontrollorit ajror, mund ta kryejnë menjëherë, por për këtë duhet diskutuar përfaqësuesit e Serbisë dhe institucioneve ndërkombëtare.

Zëvendësimi i kontrollorit ajror të Hungarezëve, që aktualisht operon në Kosovë, është shqyrtuar të bëhet me atë të Shqipërisë. Ndërsa, mediat në Kosovë kanë raportuar për përpjekjet e serbëve që ta kontrollojnë e hapësirën ajrore ta bëjnë edhe serbët./lajmi.net