Kontrata e re, Kessie bisedon në telefon me Maldinin

Franck Kessie është afër të rinovojë kontratën.

Sport

30/07/2021 11:47

Franck Kessie është në detyrë me Kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ku ka arritur çerekfinalen, transmeton lajmi.net.

Situata me kontratën e tij është afër ti vie fundi pasi gjatë ditës së djeshme, Kessie kishte folur në telefon me Drejtorin sportiv të Milanit, Paolo Maldini.

Biseda me Maldinin ishte produktive dhe të dyja palët janë dakorduar që kur të rikthehen në Milano të bisedojnë më hapur për nënshkrimin e kontratës./Lajmi.net/