Kontrata e Rashford dhe De Gea varët nga e ardhmja e Solskjaer

Ole Gunnar Solskajer duket se do ta mbajnë lojtarët në postin e trajnerit.

Sport

15/03/2019 19:46

Dy yjet e skuadrës, Marcus Rashford dhe David De Gea duket se janë lidhur ngushtë me trajnerin norvegjez.

Sipas ‘MailOnline’ e ardhmja e tyre afatgjate me Man United varet nga ajo se kush është në krye të stolit të skuadrës, transmeton lajmi.net.

Dyshja thuhet se janë afër që të nënshkruajnë vazhdimin e kontratës për qëndrimin në ‘Old Trafford’ por kjo marrëveshje po mbahet peng edhe nga çështja Solskjaer.

Edhe pse ish sulmuesi ka treguar formë të mirë në postin e trajnerit, atij akoma nuk i është bërë oferta për punën permanente.

Lojtarët e skuadrës janë shumë të kënaqur me të. Madje, edhe disa legjenda të klubit kanë thënë se atij duhet t’i jepet rasti për të udhëhequr skuadrën edhe në vazhdim. /Lajmi.net/