Kontrata e De Geas në Real Madrid

“Football Leaks” ka publikuar kontratën e dështuar të portierit David de Gea në Real Madrid.

Sport

09/02/2016 10:33

“Football Leaks” ka publikuar detajet e kontratës së portierit të Manchester Unitedit, David de Gea në Real Madrid.

De Gea ishte pranë transferimit në Santiago Bernabeu në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar.

Por, “Red Devils” u vonuan në dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe marrëveshja dështoi, përcjell “Lajmi.net”.

De Gea në fund mbeti në Manchester United, njësoj sikurse Keylor Navas në Real Madrid.

Kurse, në kontratën e publikuar, De Gea ishte paraparë të përfitonte 11 milionë euro në sezon në Madrid.

Dhe, kohëzgjatja e kontratës në Bernabeu ishte deri në qershor të vitit 2021.