Kontrabandohen dy lopë dhe dy viça nga Maqedonia

Policia ka arrestuar një person, pasi dyshohet se kontrabandoi dy lopë dhe dy viça nga Maqedonia e Veriut.

Lajme

24/03/2019 09:25

I dyshuari është arrestuar në fshatin Buzovik të Komunës së Vitisë.

Policia njofton se me këtë rast po merren edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar  i cili kur është ndaluar nga policia në automjet kishte pasë të ngarkuara dy lopë me dy viqa të cilat  dyshohet se ishin kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së veriut. Me rast janë marr edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, ndërsa me urdhër të prokurorit kafshët janë dërguar në terminal doganorë kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”. /Lajmi.net/