Kontrabandim i telefonave të mbështjellur me gazeta (foto)
Doganierët e Kosovës, kanë kapur 30 telefona mobil në Jarinjë. Kontrabandimi i tyre po bëhej nga disa shpërndarës të shtypit ditor nga Serbia.

Lajme
Në pikë-kalimin kufitar të Jarinjës, janë kapur 30 telefona mobil që po transportoheshin në mënyrë ilegale nga Serbia për në Kosovë.
Përmes një komunikate të lëshuar nga Doganat e Kosovës, thuhet se persona që merren me distribuimin e gazetave, po tentonit që të fusnin në mënyrë ilegale edhe këta telefona mobil.
“Oficerët doganor gjatë kontrollit rutinor të makinave në pikalimin e Jarinjes arritën të gjenin 30 telefona mobil në automjetin i cili transportonte gazetat ditore”.
“Automjet i drejtuar nga një shtetas i Serbisë transportonte gazetat ditore ku pas kontrollit të oficerëve doganor u gjetën një thes i fshehur në mes gazetave. Pas hapjes u gjetën 30 copë telefona mobil të llojit Samsung, vlera e telefonave mobil është afër 5000”.
“Vetura është kontrolluar detajisht, por nuk është gjetur diçka me tepër. Gjithë sasia e telefonave është konfiskuar kurse pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore”.