Kontrabandë me mallra nga Serbia

Policia ka hasur në një traktor të braktisur në fshatin Ranilluk të Mitrovicës, i cili në rimorkion kishte të ngarkuar gjëra ushqimore, të cilat dyshohet që janë të kontrabanduar nga Serbia, për në Republikën e Kosovës.

Lajme

05/04/2020 11:56

Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar për t’u dërguar në terminalin doganor për procedurë të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar.

“Njësia policore ka hasur në një automjet (traktor) të braktisur, i cili në rimorkion kishte të ngarkuar gjëra ushqimore, të cilat dyshohet që janë të kontrabanduar nga Serbia, për në Republikën e Kosovës. Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar për tu derguar në terminalin doganor për procedurë të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Lajmi.net/