“Kontrabandë me armë e municion”- Policia jep detaje për aksionet që po zhvillohen në veri dhe jug të Mitrovicës

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar një operacion të gjerë policor në dy rajone të Kosovës, atë të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani ka thënë se ky…

Lajme

19/03/2025 10:05

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar një operacion të gjerë policor në dy rajone të Kosovës, atë të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se ky operacion policor ka të bëjë me me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion”, ka thënë Kelani.

Po ashtu ai tha se pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë. /Lajmi.net/