Kontestohet komisioni i Jahjagës për demarkacionin (Video)

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, javë më parë ka bërë publik lajmin se i ka nisur procedurat për themelimin e një komisioni me ekspert ndërkombëtar i cili do ta verifikonte punën e Komisioni shtetëror që ka bërë shënjimin e vijës kufitare me Mali e Zi.

Lajme

01/02/2016 21:32

Mirëpo, që nga atëherë nuk është parë asnjë lëvizje nga Zyra e Presidencës përkitazi më këtë çështje. Madje kjo zyre nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për këtë, njofton Tribuna Channel.

Zvarritja e themelimit të këtij komisioni ngrit dyshime nëse ky komision do të arrij të funksionalizohet për faktin se e para e vendit, Atifete Jahjaga është në përfundimit të mandatit të saj pesë vjeçar në krye të presidencës. Kësisoj, rriten gjasat që ky komision të mbetet vetëm në nivel të deklaratave.

Partitë opozitarë të cilat e kanë ngritur këtë çështje nuk e kanë përkrahur idenë e Jahjagës, pasi sipas tyre fillimisht duhet të shkarkohet komisioni ndërqeveritar dhe vetëm atëherë të nisin procedurat për themelimin e komisionit.

E, për dallim nga partitë opozitare është një deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili po pretendon se Jahjaga nuk ka të drejtë të themeloj një komision të tillë.

Deputeti , Shaip Muja, thotë se krijimi i një komisioni të tillë nga presidentja është një shkelje e ligjit.

YouTube player