Konstituim me ligje të Kosovës
Slobodan Petrovic thotë se konstituimi i Komunave do të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës.
Lajme
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka deklaruar se mbledhjet konstituive të Komunave në Veri të Kosovës do të mbahen në përputhje me ligjet e Kosovës, raporton agjencia e lajmeve serbe Beta.
“Sigurisht që situata ne Veri të Kosovës është më e ndryshme, në krahasim me 14 vjet më parë, kur ne nuk kishim asnjë kontakt me përfaqësuesit lokalë. Besoj që Marrëveshja e Brukselit do të respektohet për të lehtësuar jetën qytetarëve tanë”.
Petrovic, i cili njëherësh është edhe Kryetar të Partisë Liberale të Pavarur (SLS), ka vlerësuar se mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë është bërë përmes presionit dhe pengesave.
“Në kushte të tilla është e vështirë të jesh pjesëmarrës. SLS në kushte të tilla ka arritur një rezultat të mirë, kemi marrë pjesë në 14 komuna me kandidatët tanë, ndërsa në shtatë kemi pasur kandidat për Kryetar Komune. Në secilën nga këto Komuna kemi fituar një numër të konsiderueshëm të asamblistëve, ndërsa në Shtërpce kemi fituar Kryetarin e Komunës”.