Konstatohen shkelje të Kushtetutës nga KPK-ja dhe Ismet Kabashi

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i udhëhequr nga Ismet Kabashi, është konstatuar se muajin e kaluar ua ka shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë dy prokurorëve kosovarë – Shyqyri Sylës dhe Laura Pulës.

Lajme

09/07/2014 09:20

Kabashi nuk e ka marrë këtë përgjegjësi duke u arsyetuar se vendimi ka qenë kolegjial.

Në Kolegjin e Kushtetueses ka qenë pjesëmarrës edhe Enver Hasani, ani se dy tenderë të dhënë në kohën kur ishte rektor janë duke u hetuar, shkruan “Koha Ditore”.

Muaj më parë në Kushtetuese është punësuar vajza e Ismet Kabashit. Ndërsa atij i kanë mbetur edhe më pak se një muaj si kryeprokuror i Shtetit. Pas 6 gushtit Kabashi do të gëzojë privilegje të shumta si zyrtar i lartë i Shtetit. Rreth 1000 euro pagë, veturë zyrtare e shofer, si dhe një zyrë do t’i ketë në dispozicion.