Konstatimi: Kosovarët vazhdojnë të jenë konsumues të mëdhenj të duhanit
Sot shënohet Dita kundër duhanit.

Lajme
Megjithë angazhimet që janë bërë nga institucionet gjegjëse të Kosovës për të parandaluar pirjen e duhanit, një gjë e tillë nuk ka arritur që të zvogëlojë numrin e atyre që pinë duhan.
Ligji për të ndaluar pirjen e duhanit nuk është respektuar aq sa duhet, ligji më së shumti nuk respektohet në “kafe baret” e ndryshme.
Ibrahim Tërshnjaku, nga Inspektorati Sanitar të Kosovës, tha se ligji për parandalimin e duhanit ka arritje.
“Nga vitit 2013 kur është bërë ligji kundër duhanit dhe i cili është avangardë për Kosovën ka arritje në këtë drejtim. Nuk mund të zbatohet ligji pa edukim shëndetësor”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.
Sipas tij nga viti 2013 ka pasur kthesa të mëdha në senzibilizimin e zvogëlimit të pirjes së duhanit në vend. “Për të zbatuar ligjin janë 9 institucione që merren me implementimin e ligjit”, tha ai.
Tërshnjaku vlerësoi se edhe mjekët dhe personelit mjekësor, deputetët, bartësit e institucioneve janë pasqyra që ata pijen duhan dhe ndikojnë tek qytetarët.
Ndryshe miliona njerëz vdesin në botë si pasojë e konsumimit të duhanit, ndërkaq vetëm 8% e popullsisë botërore jetojnë në vendet me taksa të larta të duhanit.