Konspiracionisti Sllamniku tregon se përse filloi lufta në mes Izraelit dhe palestinezëve
Konspiracionisti Arianit Sllamniku në një intervistë për lajmi.net ka folur për tema të ndryshme sin ë Kosovë ashtu edhe në botë. Fillimisht ai u ndal dhe tregoi se si paraljmërimet e tij të mëhershme rezultuan të dalin thuajse të sakta. “Edhe për konfliktin në veri edhe për atë në Lindjen e Mesme të cilat i…

Lajme
Konspiracionisti Arianit Sllamniku në një intervistë për lajmi.net ka folur për tema të ndryshme sin ë Kosovë ashtu edhe në botë.
Fillimisht ai u ndal dhe tregoi se si paraljmërimet e tij të mëhershme rezultuan të dalin thuajse të sakta.
“Edhe për konfliktin në veri edhe për atë në Lindjen e Mesme të cilat i kam paralajmëru më herët janë si finalizim i analizave të ngjarjeve të ndryshme që ndodhin dhe janë duke ndodhur”, tha ai.
E se përse ka filluar ky konflikt bash tani në këtë periudhë, ai tregon se këtu është një “target” tjetër.
“Targeti kryesor se përse ka nisur konflikti në mes izraelitëve dhe palestinezëve është që të involvohet Irani në këtë konflikt, dhe kjo luftë pastaj të zgjerohet në favor të vet Izraelit”, u shpreh ai./Lajmi.net