Konkursi për pranim në Policinë e Kosovës, publikohet lista e të ftuarve për testin psikologjik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë përzgjedhur kandidatët që do t’i nënshtrohen testit psikologjik, me datën 9 nëntor duke filluar nga ora 12:00.

Lajme
Testi do të zhvillohet tek Drejtoria Qendrore e QKUK-së, Objekti i Ambulancave Specialistike, përball Klinikës së Neurologjisë në Prishtinë, transmeton lajmi.net.
“Kandidatët me vete duhet të kenë:
- Letërnjoftimin ose pasaportën valide
- Një laps kimik”thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje u tha se vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësorë.
Më poshtë e gjeni listën e kandidatëve për datën e mbajtjes së testimit psikologjik./Lajmi.net/