Konkursi i MPB-së/ Për 50 pozita aplikuan 3 mijë e 335 qytetarë
Ministria e Punëve të Brendshme pati shpallur një konkurs për 50 vende të lira në pozitën “Zyrtar administrativ”. E pikërisht për këtë konkurs për 50 vende të lira pune kanë aplikuar 3 mijë e 335 qytetarë të cilët do ti nënshtrohen testit me shkrim. Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro bruto nuk kërkohet…

Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme pati shpallur një konkurs për 50 vende të lira në pozitën “Zyrtar administrativ”.
E pikërisht për këtë konkurs për 50 vende të lira pune kanë aplikuar 3 mijë e 335 qytetarë të cilët do ti nënshtrohen testit me shkrim.
Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro bruto nuk kërkohet përvojë paraprake, por kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
Njoftimi i plotë:
Komisioni Përzgjedhës njofton kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme nga datë: 04.08.2022 deri më 15.08.2022 për pozitën Zyrtar administrativ, ka bërë shqyrtimin e aplikacioneve të të gjithë aplikantëve që kanë konkurruar.
Komisioni Përzgjedhës në bazë të nenit 8, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 dhe nenit 9, paragrafi 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, njofton aplikuesit të cilët kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e konkursit se Testi me shkrim do të mbahet me datë 17.09.2022.
Testi do të mbahet në objektin e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik – Universiteti i Prishtinës.
Kandidatët duhet të paraqiten së paku 30 minuta para orarit të përcaktuar për mbajtjen e Testimit, ndërsa ata që nuk paraqiten në terminin – orarin e caktuar si në tabelën e mëposhtme, ose paraqiten pasi që kandidatët janë futur në testim dhe jashtë terminit të përcaktuar nuk do të lejohen ti nënshtrohen testimit.
Kandidatët duhet të posedojnë dokumentin personal të identifikimit (letërnjoftim ose pasaportë valide) dhe laps kimik.
Nuk lejohet që të kenë në posedim – përdorim telefon, kamerë, kufje apo material të shtypur me vete dhe kopjimi i testit.
Shkelja e rregullave të përcaktuara më lartë nga ana e kandidatit rezulton me diskualifikimin e tij dhe shpalljen e testimit të pavlefshëm.
Kandidatët e kualifikuar për testim si në listën e poshtëshënuar, testimi i tyre do të bëhet në orarin e caktuar si në vijim të bashkëngjitur në atach:
Lista e Kandidatëve: https://mpb.rks-gov.net/Uploads/Documents/Pdf/AL/1412/Lista%20e%20kandidateve.pdf