Beqiri-opozitës: Qesharake që Asociacionin po e quani Republika Srpska

Në emisionin “New Bugajski” që po transmetohet në RTK, shefat e grupeve parlamentare të pozitës dhe opozitës po diskutojnë rreth aktualitetit të fundit politik në Kosovë.

Lajme

20/10/2015 21:00

Gjatë këtij debati, shefi i GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se kanë qenë gjithmonë për dialog, por sipas tij, është pikërisht opozita po e pamundëson këtë.

Siç thotë ai, kryeministri Isa Mustafa ka shprehur gatishmërinë për raportim por opozita nuk e ka lejuar këtë, edhe pse kanë kërkuar më herët një gjë të tillë.

Ai madje e ka quajtur qesharak se si mundet opozita ta quajë “Republika Srpska” themelimin e Asociacionit, pasi siç potencon Beqiri, dihet se çka kërkon një Republikë: ushtri, polici, etj.

Beqiri ua kujtoj opozitës se nuk ishte Mustafa që i ka sjell këto marrëveshje, por ai thotë se janë deputetet e opozitës që votuan këtë gjë në vitin 2013. /lajmi.net

——–

Gjatë këtij debati, shefi i grupit parlamentar nga radhët e VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se ata e kanë kundërshtuar edhe pakon e Ahtisarit, mirëpo tani situata është edhe me keq, ngaqë “Zajednica” e ka kaluar edhe Ahtisarin.

“Nuk mund të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë, nëse ajo nuk e njeh Kosovën. Ky është problemi kyç…”Zejadnica” është përtej planit të Ahtisarit, dhe atëherë shtrohet pyetja se kur do të jetë boll”, ka thënë Konjufca, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, në lidhje me bllokadën e opozitës, Konjufca ka thënë se opozita është e ashpër edhe në SHBA.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të grupit parlamentar nga PDK, i cili ka thënë se nuk mund të krahasohemi me SHBA, ngaqë atje ballafaqohen argumentet, e këtu në Kosovë opozita po bënë bllokadë.

“Opozita është duke iu mohu deputetëve të diskutojnë, e lëre më të argumentojnë”, ka thënë Grabovci. /lajmi.net