Konjufca vazhdon ‘hakmarrjen’ ndaj LDK-së, kthen nga misioni Teuta Sahatqinë dhe djalin e Vlora Dumoshit

Qeveria në detyrë, ka vazhduar 'hakmarrjen' ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme

02/04/2020 14:04

Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca ka vazhduar hakmarrjen ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila doli nga koalicioni me VV-në dhe rrëzoi qeverinë përmes mocionit të mosbesimit, duke ia shkarkuar diplomatët dhe duke i kthyer në Kosovë.

“Viktimat” e radhës të hakmarrjes së VV-së që i ka larguar  Glauk Konjufca, janë Teuta Sahatqija, e cila deri tash ka shërbyer në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York.

Lajmi.net, mëson se dhe Rron Kryeziu, djali i Vlora Dumoshit, i cili deri më tani ka qenë pjesë e Ambasadës së Kosovës në Washington, DC, është liruar nga posti që ka pasur në ambasadë.

Konjufca kishte filluar me shkarkimin e personave të afërt me PAN-in, ndërsa në momentin që LDK-ja rrëzoi Qeverinë Kurti, ai nisi edhe me shkarkimin e njerëzve të LDK-së.

Vendimet për kthimin e Sahatqisë dhe Kryeziut i janë dërguar zyrës së presidentit për miratim. /Lajmi.net/