Konjufca thotë se VV do të gjejë një alternativë pas dështimit të Speciales
Deputeti i lëvizjes Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka thënë se partia e tij do të marrë iniciativë për fillimin e bisedimeve që Kosova të dalë me një alternativë, pas dështimit për themelimin e Gjykatës në Kuvend.
Lajme
Ai ka thënë se VV do t’i bëjë ftesë të gjitha partive tjera për të diskutuar për të gjetur një alternativë.
“Ne bashkë me subjektet tjera politike do të kërkojmë që këto çështje të trajtohen brenda sistemit tonë juridik. Duhet të dalim me një alternativë dhe do t’i ftojmë të gjithë për bisedime, edhe partitë tjera jo vetëm opozitën”, ka thënë Konjufca.