Konjufca takon gratë e ministrisë, uron 8 marsin
Ministri i Punëve të Jatshme dhe Diasporës Glauk Konjufca, ka takuar stafin e gjinisë femërore të punësuar në ministri, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Lajme
Takimin e bëri të ditur vet Konjufca përmes një postimi në Facebook, për të cilin tha se ishte nder.
Ai gjithashtu theksoi se respekti për njëri-tjetrin duhet të ekzistojë çdo ditë, përderisa uroi festën e 8 marsit.
“I falënderova në mënyrë të veçantë për kontributin që japin, për dinamikën që ia shtojnë punës në këtë institucion. Dita Ndërkombëtare e Gruas është një nga ditët e vitit që na bënë të kujtojmë sjelljen tonë ndaj gjinisë femërore. Por, ne duhet të gëzojmë respekt 365 ditë për njëri-tjetrin, në veçanti për nënat, gratë, motrat, vajzat dhe koleget tona. Përzemërisht, urime 8 Marsi!” ka shkruar Konjufca.