Konjufca takohet me kryetarin e parlamentit të Austrisë 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Lajme

09/06/2022 14:25

Kështu ka njoftuar Konjufca, përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se ai është falënderues për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për pavarësinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Sot, në vizitën time zyrtare në shtetin e Austrisë, pata kënaqësinë që të takohem me kryetarin e Parlamentit, Këshillit Kombëtar të Austrisë, mikun tim z.Wolfgang Sobotka. Jam thellësisht falënderues për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e shtetit tonë që një kohë të gjatë”, ka thënë përveç tjerash i pari i Kuvendit.

Tutje Konjufca ka thënë se, është nevojshme që të forcohet bashkëpunimi ndërparlamentar dhe ndërshtetëror në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në vizitën time zyrtare në shtetin e Austrisë, pata kënaqësinë që të takohem me kryetarin e Parlamentit, Këshillit Kombëtar të Austrisë, mikun tim z.Wolfgang Sobotka.

Jam thellësisht falënderues për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e shtetit tonë që një kohë të gjatë.

Shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen që aktualisht Austria po i jep procesit të integrimit të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në Bashkimin Europian.

Kemi nevojë të mëtejshme për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërshtetëror në fusha të ndryshme me interes dypalësh, e në veçanti për promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve direkte nga kompanitë austriake në Kosovë. Në këtë mënyrë, do të forcohen edhe më shumë lidhjet historike, miqësore e kulturore midis vendeve dhe popujve tanë. /Lajmi.net/