Konjufca shkon për ta nënshkruar peticionin e VV-së, kërkon me çdo kusht zgjedhje
Ish-ministri i Jashtëm nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka nënshkruar sot peticionin e nxjerrur nga partia e tij për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Lajme
Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë bindjet e tyre sa i përket qeverisë që i duhet Kosovë, dhe se sipas tij zgjedhjet janë e vetmja formë, shkruan lajmi.net.
“Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit, prandaj zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara.
Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani. /Lajmi.net/