Konjufca shkarkoi edhe konsullen e afërt me LDK-në, shoqen e ministres Vlora Dumoshi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka marrë vendim për shkarkimin e 14 konsujve të emëruar nga paraardhësi i tij në MPJ, Behgjet Pacolli.

Lajme

20/02/2020 15:24

Në mesin e 14 emrave të konsujve është edhe ai i Xheraldina Rexhepit, që deri në vendimin e Konjufcës ka shërbyer si konsull në Vjenë,  shkruan lajmi.net.

Xheraldina Rexhepi në të kaluarën njihej si person i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rexhepi ishte emëruar në këtë pozitë në kohën që LDK-ja nuk ishte në pushtet.

Përveç me Isa Mustafën, Rexhepi ka afërsi edhe me ministren aktuale të Kulturës, Vlora Dumoshi e cila po ashtu në të kaluarën ka shërbyer në postin e shefes së kabinetit të ish-kryeministrit Mustafa.

Në kohën sa ishte kryeministër Isa Mustafa ajo ishte zëvendës-shefe e stafit.

Përveç Rexhepit, Konjufca ka liruar nga detyra edhe ish-këshilltaren e ish-kryeminstrit Haradinaj, Diellza Hoti.

Lista e plotë me emrat e shkarkuar nga Konjufca:

Znj. Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;

Z. Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;

Z. Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;

Z. Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;

Z. Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;

Z. Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;

Z. Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;

Z. Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;

Znj. Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

Z. Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;

Z. Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;

Z. Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;

Z. Liridon Sadrija – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;

Znj. Diellza Hoti – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA. /Lajmi.net/