Konjufca: Rasti i Berishajt ishte dëm kolateral, por kushdo që ka përgjegjësi do të marr vendimin e merituar
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetë të shumtë janë deklaruar lidhur me raportimin për skandal financiar të ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj.

Lajme
Ndër të tjerash është vetë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili u deklarua lidhur me këtë çështje.
Ai tha se kushdo që ka përgjegjësi për gjithçka do të marrë vendimin e merituar.
Sipas Konjufcës ky rast është shumë i rëndësishëm për t’u sqaruar dhe se do të sqarohet.
“Ju kisha lutur për kujdes sa i përket vetëm një dimensioni. Berishaj ishte një dëm kolateral në këtë betejë dhe aspekt sekondar. Dhe nuk duhet të merret absolutisht si e vërtetë. E konteksti i përgjithshëm duhet ta keni parasysh se ishte goditja e atij që nesër mund të jetë kryeministër i Sllovenisë, e që i besoi populli slloven. Ai nesër do ta vizitojë Kosovën si kryeministër e do të merret si absolutisht e vërtetë mënyra se si merren çështjet. Pra të ketë së paku një mënyrë se si thuhet kritika, një distancim sa i përket shtetit slloven, votuesve slloven dhe kryeministrit të nesërm slloven e të nënkuptohet se ne po pozicionohemi për të, si shpërlarës i parave”,tha Konjufca.
Ai shtoi se së paku duhet pasur më shumë kujdes.
“Të gjitha kushdo që ka përgjegjësi për gjithçka, do të merret vendimi i merituar.”,shtoi ai./Lajmi.net/