Konjufca pret në takim Shefin e Misionit EULEX, flasin për bashkëpunim në drejtim të sundimit të ligjit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano. Në këtë takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit midis Kosovës dhe EULEX-it, sa i përket fushës së sundimit të ligjit, nga perspektiva e aktualitetit dhe synimeve të përbashkëta për…

Lajme

18/09/2024 14:41

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit midis Kosovës dhe EULEX-it, sa i përket fushës së sundimit të ligjit, nga perspektiva e aktualitetit dhe synimeve të përbashkëta për ligjshmëri të kudogjendur, demokraci vibrante dhe stabilitet afatgjatë.

Kryekuvendari  dhe shefi i misionit të bashkimit evropian Giovanni Pietro Barbano theksuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të vazhdueshëm e gjithnjë e më substancial, me qëllimin përparimin gjithnjë e më të madh në drejtim të sundimit të ligjit.

Kryetari Konjufca mes tjerash falënderoi Giovanni Pietro Barbano për vizitën, duke e vlerësuar kontributin e Misionit të BE-së në Kosovë. Ai u shpreh se ky kontribut i ka dhënë efektet e tij edhe në kapacitetet e Republikës së Kosovës për t’u përballur me të gjitha sfidat që gjenden përpara.

“Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke shprehur gatishmëri dhe angazhimin për bashkëpunim gjithnjë e më të thellë në drejtim të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/