Konjufca: Policia kidnapoi Albinin, nesër shkojmë me hapa tjerë (Foto)

Glauk Konjufca, i cili ishte prezent në momentin e arrestimit të Albin Kurtit u ka thënë gazetarëve se Albini u arrestua pa pasur fletarrest dhe pa pasur ndonjë shpjegim.

Lajme

12/10/2015 22:52

Ai ka thënë se kjo i bie kidnapim, duke paralajmëruar se nga dita e nesërme do të vazhdohet me hapa të tjerë.

Në ndërkohë që nuk dihet se çfarë specifikisht nënkuptohet me hapa të tjerë, momentalisht situata pranë stacionit policor ka eskaluar. Dhuna mes protestuesve dhe policisë po shkon duke u përshkallëzuar.

Në këto momente policia ka arritur që t’i largoj protestuesit deri tek rruga e kinemasë ABC. Ndërkaq protestuesit po përdorin kontinierët për të penguar policinë të shkojnë tutje. /lajmi.net

Policia