Konjufca ngatërrohet pak, përmend PDK-në në vend të PDSH-së, e përmirëson Basha

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, tha se Kosovës po i kanoset rreziku që në bisedime me Kosovën ‘të hapet tema e Asociacionit’.

Lajme

07/06/2021 13:25

“Më gëzoi shumë fakti që qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës”, ku më pas ndërhyri Basha duke thënë:‘Të Shqipërisë’.

E më pas Konjufca vazhdoi:“…të Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, që i shpjegoi si qëndrime të PDSH-së edhe kryetari Basha.

Edhe në dialogun që e kemi me Serbinë por edhe në sfidat e integrimeve evropian sepse vetëm duke pasur një pozicion unik, të përbashkët, të dy shtetet tona mund të kenë sukses”, tha Konjufca.