Konjufca ndërpret seancën pasi erdhën deputetët e Listës Serbe: Turp të keni, i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq e keni guxim me ardhë në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës sot është paraparë të zhvillohen dy seancë. Por mungesa e kuorumit e bëri problematike votimin e shumë pikave të parapara. Derisa po zhvillohej seanca në fjalë, në Kuvendin e Kosovës janë parë të kenë ardhur edhe deputetët e Listës Serbe. Me këtë rast ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ndërpreu…

Lajme

05/12/2024 15:32

Në Kuvendin e Kosovës sot është paraparë të zhvillohen dy seancë. Por mungesa e kuorumit e bëri problematike votimin e shumë pikave të parapara.

Derisa po zhvillohej seanca në fjalë, në Kuvendin e Kosovës janë parë të kenë ardhur edhe deputetët e Listës Serbe.

Me këtë rast ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ndërpreu seancën.

Konjufca iu drejtuar deputetëve të Listës duke iu thënë që të kenë turp që kanë ardhur sot në seancë pasi siç tha ai “e luftoni Republikën e Kosovës e sot vini këtu që të merrni pjesë në seancë, turp të keni”.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vinë e provokojnë në këtë mënyrë. E patoleroueshme në Kuvend kjo sjellje një herë 6 muaj me ardh me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq. E keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me u liru këtë sallë”, ka thënë Konjufca.

E pas kësaj edhe deputetët e Vetëvendosjes vendosën që të bllokojnë pjesëmarrjen e deputetëve të Listës Serbe në seancën e Kuvendit.

Deputetët e VV-së i janë drejtuar deputetëve serbë duke iu thënë se udhëheqësit e “juaj janë kriminel dhe se kanë ardhur që të marrin pjesë vetëm për t’i siguruar mëditjet”./Lajmi.net/