Konjufca i përgjigjet një pyetje të Abelard Tahirit: Mos po doni me këtë harxh me shpërnda Kuvendin

Pika për statutin e Universitet të Prishtinës është zhvendosur si pika e fundit në rendin e ditës, gjatë seancës të së enjtes. E më këtë rast, kryekuvendari Galuk Konjufca shfrytëzoi rastin për humor, duke treguar edhe një “pyetje” të deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit. “Ka kërkesë nga disa gupet parlamente që të bëjmë zhvendosje të…

Lajme

23/05/2024 13:45

Pika për statutin e Universitet të Prishtinës është zhvendosur si pika e fundit në rendin e ditës, gjatë seancës të së enjtes.

E më këtë rast, kryekuvendari Galuk Konjufca shfrytëzoi rastin për humor, duke treguar edhe një “pyetje” të deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit.

“Ka kërkesë nga disa gupet parlamente që të bëjmë zhvendosje të kësaj pike, të pikës së statutit të UP-së. E zhvendosim me dashtë. Abelrad Tahiri po më pyet ‘mos po doni me qit harxh me shpërnda edhe Kuvendin’”.

E pak më herët, përmes një postimi në Facebook, UP-ja ka ftuar deputetët e Kuvendit ta votojnë statutin e universitetit.