Konjufca i jep fund spekulimeve se mund të jetë kandidat për president: S’duam ta propozojmë një emër të përveçëm, me mbështetë për muri opozitën

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka deklaruar se kanë vendosur që të mos e propozojnë ndonjë emër të përveçëm për president. Konjufca ka thënë se këtë e kanë vendosur që të mos e mbështesin për muri opozitën. Si rezultat, kandidimi i Vjosa Osmanit, duket i pamundur. “Sa i përket presidentit e keni të qartë që…

Lajme

25/02/2026 11:49

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka deklaruar se kanë vendosur që të mos e propozojnë ndonjë emër të përveçëm për president.

Konjufca ka thënë se këtë e kanë vendosur që të mos e mbështesin për muri opozitën.

Si rezultat, kandidimi i Vjosa Osmanit, duket i pamundur.

“Sa i përket presidentit e keni të qartë që Kushtetuta qëllimisht e ka bërë një dallim të rëndësishëm mes mënyrës së zgjedhjes edhe qeverisë. Qeveria zgjedhet me mazhorancë e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës, mjaftojnë 61 deputetë. Por, te presidenti, dallon kjo. Ideja ka qenë që kjo mazhorancë e thjeshtë mos me pas garanci që vet e zgjedhë presidentin. Me qenë një lloj bashkëpunimi edhe me forca të tjera politike. Kësaj radhe nuk po flas me emra të partive, nuk është vendi këtu, po flas me koncepte të mazhorancës. Ajo mazhorancë prej 66 numrave, ne jemi bindur që nuk ka mundësi përmes një emri që propozohet i njëanshëm, ta marrim edhe votën e garantume të opozitës për me i bo 80 vota. Ky është konstatimi i mazhorancës. Nuk po them se është absolut, gjëra absolute në politikë nuk ka. Me përafërsi, ky është konkludimi. Përmes një emri të përveçëm mos me mbështetë për muri opozitën, ky është dhe këtë duhet ta votoni. Nuk është shtruar në këtë kontekst. Po ta kishte qasjen mazhoranca për president të VV-së, është ajo që po duam me shmang, është me vendos opozitën para aktit të kryer. Ky nuk është qëllimi”, tha Konjufca.