Konjufca: Hedhja e gazit lotsjellës, veprim demokratik

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se është veprim demokratik hedhja e gazit lotsjellës.

Lajme

08/10/2015 12:05

Ai ka thënë se të gjitha veprimet e sotme të opozitës janë bërë për të ndalur kalimin e Zajednicës.

“Ne jemi që të bllokohet puna e Kuvendit të Kosovës”

“Unë mendoj që iu ka bërë mirë sidomos këtyre deputetëve të LDK-së”.

“Është veprim shumë demokratik. Demokracia sot varet se çfarë veprime ne ndërmarrim për ta ndalur Zajednicën. Sepse nëse Zajednica kalon më s’do ketë demokraci”.

“Krejt këto veprime kanë qenë në kuadër të ndaljes së Zajednicës”, tha Konjufca.