Konjufca: Edhe Deda është kundër “Zajednicës” (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka komentuar qëndrimin e deputetit të kësaj lëvizje, Ilir Deda, i cili ka kundërshtuar veprimet e partive opozitare për bllokim të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

01/10/2015 13:45

Konjufca ka vlerësuar si të natyrshme që të ketë dallime në mënyrën e shprehjes së pakënaqësive, por ka thënë se edhe Ilir Deda është kundër “Zajednicës”, siç po e quan opozita marrëveshjen për Asociacionin.

I pyetur nga gazetarët të enjten, nëse Deda do të përjashtohet nga Vetëvendosjes, Konjofuca ka hezituar të jep dhënë ndonjë përgjigjeje konkrete.

“Mënyrën se si shprehet pakënaqësia, mund të ketë dallime edhe në opozitë në përgjithësi, mirëpo sa i përket përmbajtjes konceptuale, Ilir Deda është kundër Zajedincës dhe është më mirë ta pyesni atë pse është kundër saj”, ka thënë Konjufca, raporton lajmi.net.

Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda ka kundërshtuar veprimin e opozitës për sulm me vezë ndaj kryeministrit Mustafa si dhe bllokimin e seancave të Kuvendit.

Ai madje këto veprime i ka quajtur si “non sens”./lajmi.net/

YouTube player